Life Style

Koronavirusi/ Shkencëtari këshillon ndalimin e puthjeve

               Publikuar në : 16:18 - 13/02/20 liberale

Ndërkohë që koronavirusi përhapet me shpejtësi, duke infektuar mijëra persona, shkencëtarët ende nuk e kanë gjetur kurën për shërimin e tij.

Së fundi, ata kanë paralajmëruar njerëzit të shmangin puthjet e përqafimet në prag të festës së Shën Valentinit.

Profesor John Oxford, i Universitetit Queen Mary tha se njerëzit duhet të mbrojnë veten e tyre nga sëmundja që është një ‘virus social’ dhe mbijeton me kontaktet e afërta mes njerëzve.

Virusi i njohur gjithashtu si SARS-CoV-2, shpërndahet me anë të piklave në frymën e dikujt dhe mbijeton disa orë në objekte jo të gjalla duke qëndruar infektuese.
Virusi ka vrarë deri tani 1.100 persona, dy prej të cilëve jashtë Kinës./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back