Aktualitet

Koronavirusi/ Rama: Institucionet arsimore mbyllen për dy javë dhe...

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi/ Rama: Institucionet arsimore mbyllen për dy javë dhe...

Kreu i qeverisë, Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme që po mbahet sot në kryeministri kërkoi që për dy javë të mbyllen të gjitha institucionet arsimore në vend për shkak të koronavirusit.

“Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej.

Të mbyllim të githa institucinet arsimore dhe të mbyllim të gjitha grumbillimet masive kulturore arsimore dëgjesave publike deri më datën 3 prill, për të parë dinamikën e këtij zhvillimi e për të vendosur për më tutje”, tha Rama.

Kujtojmë që në vendin tonë janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dy raste me koronavirus. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH