Organizata Botërore e Shëndetit tha se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme të koronavirusit.
Një pandemi është kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në një shtrirje të madhe gjeografike.
“Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme. Të bëjmë gjithçka për t’u përgatitur për pandemi. Secili vend të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi”, -tha drejtori i OBSH-së, Tedros Ad’hanon Grebrejesus.
Virusi Covid-19 shpërtheu në Kinë, e cila aktualisht ka numrin më të lartë të infektuarëve. Po ashtu, përhapje ka edhe në Korenë e Jugut, Iran, së fundi edhe në Itali.
Përqindja e personave të infektuar që vdesin nga Covid-19 duket të jetë midis 1% dhe 2%, megjithëse OBSH paralajmëron se niveli i vdekshmërisë nuk dihet ende./Gazeta Liberale