Aktualitet

Koronavirusi/ Në Shqipëri nuk ka maska?

               Publikuar në : 14:53 - 23/02/20 liberale

Tanimë që rreziku për t’u infektuar nga koronavirusi është më aktual se kurrë, në Shqipëri qytetarët janë të pambrojtur. Edhe nëse do t’u drejtohen farmacive për të marrë maska nuk do të gjejnë asgjë.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shumë prej farmacive në Tiranë nuk kanë maska për të pajisuar qytetarët. Tregu ka mungesë edhe maskash të thjesha, por edhe të atyre me karbon.

Nga posta mësohet se maskat janë nisur me shumicë në Kinë në kulmin e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Ndërkohë ende nuk është e qartë se si do të bëhet mbrojtja e qytetarëve nga infektimi në ambientet publike. Farmacitë shqiptare kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por mund të vonohet me muaj. Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back