Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ 19 viktima, shifër e lartë të infektuarish

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi në Shqipëri/ 19 viktima, shifër e lartë të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19. Sipas MSH, personat që kanë humbur jetën, janë përkatvsisht: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1071

Të shëruar në 24 orë 930

Të shtruar në spitale 618

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 3848

Testime totale 432,502

Raste pozitive 97,909

Raste të shëruara 61,605

Raste Aktive 34,668

Humbje jete 1,636

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH