Të gjitha

Koronavirusi/ Kinezët futen në kuti metalike, dërgohen në karantinë

               Publikuar në : 18:57 - 13/02/20 liberale

Qeveria kineze po merr masa të ashpra për të gjithë të dyshuarit që mund te jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shikohen qytetarë kinezë të frikësuar dhe zemëruar njëkohësisht për fatin që i pret, pasi dyshohen se janë mbartës me koronavirus.

Ata futen brenda disa kutive metalike, për t’u dërguar në zona karatinore, për të marrë në këto vende një trajtim të specializuar.

Nënkryetari i qeverisë kineze gjatë javës së kaluar ka urdhëruar autoritetet lokale në Wuhan, që të gjithë personat e dyshuar se janë mbartës të kronavirusit të izolohen dhe të mos lejohen që të kenë kontakte me qytetarë të konsideruar të shëndetshëm./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back