Globi

Koronavirusi/ Japonia mbyll të gjitha shkollat për një muaj

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi/ Japonia mbyll të gjitha shkollat për një muaj

Japonia do të mbyllë nga e hëna shkollat dhe gjimanzet në të gjithë vendin, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Një veprim i tillë do të prekë 13 milion nxënës. Kryeministri Shinzo Abe iu bëri thirrje të gjitha shkollave që të mbyllen deri në fund të pushimit të pranverës, më 8 prill, si një përpjekje për të zvogëluar kontaktin social dhe për të ndaluar përhapjen e virusit.

"Ne duhet të vendosim përparësi kryesore shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë, dhe të ndërmarrim masa për të ndaluar rrezikun që shumë fëmijë dhe mësues të infektohen përmes grumbullimit për orë të gjata çdo ditë," tha Abe pas një takimi të qeverisë forcë ditën e enjte, raporton "Financial Times".

Japonia tani ka gjithsej 175 raste të infektuar në 19 prefektura.Po ashtu janë edhe 14 raste të qytetarëve japonezë që janë evakuuar nga Wuhan në Kinë, epiqendra e koronavirusit.

Udhëzimet e qeverisë japoneze nuk përfshijnë ambientet e kujdesit ditor të fëmijëve, por mbyllja e shkollave pritet të shkaktojë kaos për prindërit që punojnë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH