1

Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Real Madridit

               Publikuar në : 22:24 - 21/03/20 liberale

Lorenco Sanz, i cili ishte president i Realit të Madridit nga viti 1995 deri në vitin 2000, është ndarë sot nga jeta prej koronavirusit. Sanz, në moshën 76-vjeçare kishte shkuar në spital më 17 mars sepse situata e tij u përkeqësua dhe nuk ia doli që të mundte këtë virus.

Menjëherë sapo shkoi në spital ai bëri testin dhe rezultoi pozitiv. Një ditë më vonë, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej deri sa mbylli sytë ditën e sotme në Madrid.

Sanz u fut në drejtimin e klubit madrilen në vitin 1985 dhe disa vite më vonë mori dejtimin e skuadrës si president.

Ai afroi një trajner si Fabio Kapelo dhe lojtarë si Mijavotiç, Roberto Karlos dhe Sedorf. Sanz arriti të fitonte kampionatin spanjoll dhe Champions-in kundër Juventusit. Por, Sanz bëri histori sepse fitoi edhe Champions-in dy vite më vonë dhe pastaj Florentino Perez i mori vendin si president në zgjedhjet e vitit 2000.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back