Aktualitet

Koronavirusi, DASH shtyn datën për përgjigjet e lotarisë amerikane

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi, DASH shtyn datën për përgjigjet e lotarisë

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ka shtyrë datën për përgjigjet e lotarisë amerikane, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas një njoftimi për mediat përgjigjet për fituesit e Lotarisë Amerikane do të shtyhen për një muaj, deri në qershor.

Kur do të bëhet shpallja e fituesve të Lotarisë Amerikane për këtë vit?

Shpallja e fituesve të Lotarisë Green Card DV-2021 ishte planifikuar fillimisht për të Martën, 5 maj, 2020.

Mirëpo, Departamenti i Shtetit në SHBA ka thënë se data do të shtyhet e përgjigjet zyrtare për fituesit do të jepen më datë 6 qershor 2020. Vendimi bazohet nisur nga pandemia aktuale e Covid-19.

Pasojat e shtyrjes së rezultateve të përgjigjeve

Nëse keni marrë pjesë në Lotarinë Amerikane për vitin 2021, për momentin nuk duhet që të bëni asgjë. E vetmja gjë që duhet bërë është që të kryqëzohen duart e të shpresosh se je ndër fituesit.

Ndërkohë, KCC (Kentucky Consult Center) do të përdorë kapacitetet e saj dhe do të vazhdojë të punojë për fituesit e vitit të kaluar.

Fituesit e mundshëm

Në rast se ju fitoni në Lotarinë Amerikane të këtij viti, atëherë gjithcka do të jetë normale si më parë, thjesht përgjigja është marrë me vonesë. Nëse jeni fitues, intervistat me ju nisin në gusht të vitit 2020. Intervistat do të bëhen, ashtu sic janë parashikuar brenda periudhës 1 tetor 2020 deri në fund të shtatorit 2021.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH