Aktualitet

Koronavirusi/ Ç'vendosi sot Komisioni i Ligjeve për gjobat e dënimet

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi/ Ç'vendosi sot Komisioni i Ligjeve për gjobat e

Komisioni i Ligjeve ka vendosur sot zbutjen e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal të propozuara nga maxhoranca dhe që pritet të kalojnë në votim më 16 prill në parlament.

Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura në kushtet e krijuara nga koronavirusi.

Kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. Por i vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo ka pasojë me vdekje tek persona të tjerë, atëherë dënohet nga 10 deri 15 vjet burg.

Kush thyen rregullat e karantinës, nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërkohë që në propozim e parë parashikohej burg deri në 5 vjet dhe nuk ka qenë opsioni i gjobës.

Po kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vite bëhet 5.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH