Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    “Kërkojnë të na heqin qafe”/ Meta: Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë

    Meta i përgjigjet Ballës: Kur isha president, i ke garantuar mbrojtje një bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit

    Meta: Rama përgjegjës për korrupsionin në vend, jep urdhra për të blerë vota

    Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

    Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë

    Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë

    Përplasen dy makina, plagoset kalimtarja

    E rëndë në Durrës, 25 vjeçarja hidhet nga ballkoni

    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Krye
    • Polemikë
    Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

    Në fazën e qartësimit të historisë

    Armiku më i madh i establishmentit të korruptuar shqiptar

    “Marrëveshja” që po e shtyn përpara axhendën Amerikane për Ballkanin Perëndimor

    Interesi i elitës së vjetër dhe rënia në radikalizëm janë kriza e vërtetë e PD-së

    Çfarë lloj Antiamerikanizmi është ai i Foltores

    Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!

    Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 1 lek ra nafta, por çmimi ra! Njihuni me ‘katastrofën’ e ushqimeve

    SHIFRA E DITËS: 1 lek ra nafta, por çmimi ra! Njihuni me ‘katastrofën’ e ushqimeve

    SHIFRA E DITËS: 235 mln euro kostoja e energjisë deri tani, KESH mbyll tenderin e fundit

    SHIFRA E DITËS: 235 mln euro kostoja e energjisë deri tani, KESH mbyll tenderin e fundit

    SHIFRA E DITËS: 0.5 përqind, çfarë pritet nga rritja e fundit e normës së interesit

    SHIFRA E DITËS: 0.5 përqind, çfarë pritet nga rritja e fundit e normës së interesit

    Elegji për brezin tim

    Projekt – ligji për të drejtën e informimit

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja

    22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja

    Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë ja me sa vite burg mund të përballet

    Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë ja me sa vite burg mund të përballet

    Dyshonte se e tradhtonte gruaja, i vendosi GPS dhe masakron me thikë të dashurin

    Dyshonte se e tradhtonte gruaja, i vendosi GPS dhe masakron me thikë të dashurin

    I bllokohen gomat, furgoni përplaset me kamionin dhe përmbysen në rrugë

    I bllokohen gomat, furgoni përplaset me kamionin dhe përmbysen në rrugë

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen

    Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen

    Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj

    Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj

    “Shumë modeste”, Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë

    “Shumë modeste”, Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë

    Këngëtari i famshëm rrëfehet: Jam abuzuar seksualisht kur isha 6 vjeç

Fillimi Leteratura

Kori që shndërrohet në kortezh

Kori që shndërrohet në kortezh
Share on FacebookShare on Twitter

Adrian Lesenciuc

România literară[1]  nr. 10/2021

Visar Zhiti: Funerali i pafundmë.

Përkthim në rumanisht nga Luan Topçiu.

Pasthënie nga Liviu Lungu, 2020,

Shtëpia Botuese “A”. 224 f.

Emri i Visar Zhitit nuk është i njohur aq sa duhet nga rumunët. Në fakt, letërsia shqipe na është imponuar me një emër të vetëm, Ismail Kadare, dhe dimensioni universal i veprës së tij  (përkthyer nga M.D) ka ndihmuar që emri i tij të mbahet në ballë të kësaj letërsie.

Visar Zhiti lindi në diktaturë në Durrës dhe u diplomua në Institutin Pedagogjik  në Shkodër po në diktaturë. U arrestua dhe u burgos për tetë vjet nga regjimi i Enver Hoxhës për “fajin” e vetëm se kishte shkruar poezi dekadente (për një vëllim poetik të çuar për botim). Poezia e Zhitit u botua vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt. Vëllimi debutues, Kujtesa e ajrit, nga viti 1993, ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe autorit të tij iu dha Çmimi i Republikës së Shqipërisë për letërsi. Dhe vëllimet e tjera me poezi ishin me vlera të afërta me vlerën e të parit. Romanet e tij gjithashtu u pritën me entuziazëm nga kritika. Shumë vepra të tridhjetë viteve të fundit janë përkthyer në shumë gjuhë. Zhiti ka marrë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht në Itali. Ndonëse ende i panjohur mjaftueshëm për publikun e gjerë rumun, vëllimi i tij me poezi Psalm u përkthye nga Renata dhe Luan Topçiu në 1997 dhe romani Funerali i pafundëm u botua për herë të parë në Shtëpinë e mirënjohur Botuese Leda – Corint në 2008, me përkthim të Luan Topçiut. Një ribotim i kohëve të fundit dhe i riparë i këtij romani u botua në vitin 2020 nga Shtëpia Botuese A. Vëllimi poetik Flatra e mundur, përkthyer nga Luan Topçiu dhe Renata Melonashi, u botua në të njëjtën Shtëpi Botuese një vit më parë.

Funerali i pafundëm është një roman atipik, më tepër një antiroman, një prozë e çartur, që nuk i nënshtrohet aspak konvencioneve, një tekst që shumë vështirë mund ta karakterizosh me termat me të cilat Romul Munteanu[2] u përpoq të zbusë Romanin e Ri Francez përmes preludeve të një poetike të  antiromanit. Funerali i pafundëm duket se minon edhe konceptin e antiromanit, të cilin Sartre e shihte si të zënë rob në pamje të jashtme dhe në konturet e romanit. Romani shfaqet më së shumti si një epikë në tre pjesë të pabarabarta: “Udhëtimi i zi”, “Elipsa dhe Corona V” dhe “Anti-Funeralet” (epilog) dhe 66 këngë, të hapura nga një “fletë e grisur nga fundi për t’u lexuar si fillim”.

Teksti i Zhitit përshkruan rrjedhën e një turme të papërcaktuar, jo konsistente në një marshim drejt vdekjes. Padyshim që rruga është vendosur sipas koordinatave ideologjike dhe shtysës së turmës, si një shëmbëlltyrë e errët e shekullit të njëzetë:

“…të ikësh larg. Sa më tepër këmbë, aq më pak lodhje. Të qenët bashkë, shumë njerëz njëherësh, të ngjall ndjenjën e fuqisë, e cila shtohet edhe nga e ecura. Kokët janë të rrezikshme.Të menduarit ndryshe gjithmonë prish punë. Rrugëtimin e bën më të lehtë mendimi i njëjtë, i vetëm, i përbashkët. I ngjashëm me yllin e karvanit që ndrit njëlloj për të gjithë. Dhe ai ecën me të gjithë, i largët, digjet si plaga e tjetrit që nuk dhemb kurrë. Është më mirë të mos mendosh, se jo vetëm nuk lodhesh, por shmang edhe mëdyshjet, që gjithmonë bëhen pengesë. Vetëm të ecësh. Ka më siguri, kur mendimi mungon fare. Ky është ideali: mungesa e tij. Se ka dhe epidemi ideologjike, dreqi e marrtë.  ”(P.11) 

Funerali, i drejtuar nga forca shtypëse dhe instinkte, duke shkuar drejt një destinacioni të vështirë, i drejtuar nga quasi-prania e një arkëmorti, ka gravitetin e  “Librit të Pëshpëritjeve” të Varujan Vosganian-it[3].

Turma mbahet nga dëshira e thjeshtë për t’u radhitur me normën e imponuar, nga përgjigja adekuate ndaj rrymave të mëdha ideologjike të fundit të shekullit. “Funeralii pandemive ideologjike”, siç e quan përkthyesi Luan Topçiu, një funeral i përbërë nga “personazhe maska” dhe “personazhe zëra”, avancojnë në vijimësinë e këngëve të epopesë, si vetë historia e nivelimit, duke lënë pas hapësira dhe kohëra, të marra së bashku, të kuptuara së bashku, në një pastë topologjike ende të papërfunduar: “Iknim dhe iknim. Ktheva kokën pas. Arrita ta shoh prapë varrezën, teksa zvogëlohej e zbardhte si një kope e mbetur delesh, e palëvizshme në vapën e mesditës. Dhe dielli i ftohtë m’u duk si një kafkë dordolecësh për të trembur gjithçka […] ”(f.31). Peisazhi (pas) apokaliptik është i populluar nga bunkerët e Hoxhës, mbi të cilët ka punuar një nga personazhet – zëra, varreza, qytete të shkreta, vende të thata e gurishte. Një Shqipëri që kaloi nga autoriteti osman në komunizëm, një Shqipëri e sekularizuar pa vullnetin e saj, rigrupohet në kolonën mortore, e pasigurt si e kaluara e vendit, e fshehur në të njëjtën mjegull si në veprën e Kadaresë: një Shqipëri që kishte jetuar, në funeralin e njëpasnjëshëm të vdekjeve të Stalinit, Mao Ce Dunit dhe Enver Hoxhës: “Kur vdiq Enveri, madhështia e tij ishte e rreme, si çdo gjë që i përkiste atij.” (f. 57)

Shqipëria në funeral hyn në gjysmën e dytë të epopesë në stinën e shirave, baltës dhe mallkimeve – një imazh i identifikueshëm edhe në veprën e Kadaresë – i udhëhequr nga një arkivol intuitiv, një ideologji e balsamosur: “Na udhëheq një arkivol që herë duket e herë zhduket, sipas kthesave që merr funerali, sipas motit, mjegullave dhe lojës gënjeshtare të dritës, të përpjetave idiote dhe të tatëpjetave edhe më idiote, duke përhapur duhmë kufome që s’kalbet… ”(f.136). Arkëmorti që ende drejton turmën e kortezhit, në të cilin mbyllet historia e kalbur e bindjes, ruan peshën e tij: “një i ri pas meje po më thoshte me zë të mallëngjyer, ngaqë njëri sup i tij kishte përsipër ca arkivol, se pesha që mbartnim, kishte rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe kujdesi që bota të mos na e grabiste, duhej të ishte i tejshëm, mbi çdo sakrificë. “(f.161). Ditari i këtij udhëtimi, fort i poetizuar: “ngrita kokën i shushatur dhe pashë të drunjëzuar qiellin e arkivoltë, të brejtur nga krimbat e yjeve.” (f.166), kur e kur me këngë ose faqe që mungojnë, me faqe të fshira, me faqe – pasthirrma, është ajo në të cilën e gjithë dhimbja e marshimit është e shkruar përmes një jete të vjedhur, të mbyllur, të robëruar në ideologjinë e balsamuar, por duke transmetuar ende duhmën e historisë që nuk i nënshtrohet çmitizimit. Turbullues dhe dramatik është ky rrëfim i stërhollësive dhe qëndismave poetike, kjo alegori e historisë që shtyp nën peshën e vet njeriun që i nënshtrohet turmës dhe atë jashtë saj, secili “Secili nga ne është një arkëmort i gjallë i vdekjes që s’vdes. Mbi supet e tjetrit dhe të botës.”(f. 203), e cila fshin edhe poezinë e pamasë të ndryshimeve të dukshme: “Funerali i pafundmë vazhdonte rrugën e pafundme në mijëvjeçarin e ri. Dukej sikur s’kishte ndryshuar asgjë.”(P.207), ai vetë ende një pjesë e papërfunduar e marshimit të varrimit.

Funerali i pafundëm është një libër tronditës për një Shqipëri të brendshme, të supozuar nga Zhiti, që mban gjallë dhimbjen e tragjedisë antike greke. Në fakt është areali i improvizuar që kori i personazheve-maska intonon, duke përsëritur zërin e qartë dhe të rëndë të një choragos-i[4], një rol që Zhiti e merr përsipër deri në fund.

[1] România literară  është një nga revistat më të njohura letrare në Rumani. Është themeluar në 1855. Është organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

[2] Romul Munteanu (1926-2011), kritik letrar, historian i letërsisë dhe botues rumun.

[3] Varujan Vosganian, (1958), shkrimtar dhe politikan rumun.

[4] Choragos, drejtues i korit, por që këndon dhe vetë, në Greqinë e Lashtë

Ju sugjerojme

Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen
Showbiz

Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen

13:50 | 11/08/2022
“Kërkojnë të na heqin qafe”/ Meta: Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë
Politike

Meta i përgjigjet Ballës: Kur isha president, i ke garantuar mbrojtje një bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit

13:24 | 11/08/2022
Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj
Showbiz

Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj

13:10 | 11/08/2022
22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja
Kosova

22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja

12:49 | 11/08/2022
Meta: Rama përgjegjës për korrupsionin në vend, jep urdhra për të blerë vota
Politike

Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

12:38 | 11/08/2022
Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë
Politike

Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë

12:22 | 11/08/2022
Para
J.Lo dhe Ben Affleck rilidhen pas 17 vjetësh të ndarë

J.Lo dhe Ben Affleck rilidhen pas 17 vjetësh të ndarë

Konflikti me Palestinën, Izraeli shikon tejkalimin e “vijës së kuqe”

Konflikti me Palestinën, Izraeli shikon tejkalimin e "vijës së kuqe"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • Kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen
  • Meta i përgjigjet Ballës: Kur isha president, i ke garantuar mbrojtje një bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit
  • Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj
  • 22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja
  • Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike
  • Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë
  • “Shumë modeste”, Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë
  • E rëndë në Durrës, 25 vjeçarja hidhet nga ballkoni
  • “Kini kujdes se do ketë kontrolle”, xhaxhai i Ervis Martinajt zbulon mesazhin i tij të fundit
  • Gjendet trupi i pajetë i 14 vjeçarit në lumin Seman

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al