Globi

Koreja e Veriut zgjedh se cilën anë do të mbajë, në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Shkruar nga Liberale
Koreja e Veriut zgjedh se cilën anë do të mbajë, në

Në një artikull nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut, thuhej se shtimi i përleshjeve me grupet palestineze ishte rezultat i veprimeve kriminale të Izraelit.

Artikulli theksonte se zgjidhja kryesore e konfliktit është një shtet i pavarur palestinez.

Në artikullin e botuar në Rodong Sinmun, organi mediatik i Komitetit Qendror, thuhej se një konflikt i armatosur në shkallë të gjerë shpërtheu midis Hamasit dhe Izraelit.

“Komuniteti ndërkombëtar është i mendimit se konflikti është rezultat i veprimeve të vazhdueshme kriminale të Izraelit kundër popullit palestinez”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.

Kujtojmë se, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, nisi një operacion gjithëpërfshirës kundër Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Përmbytja Aksa”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael dhe e pushtuan atë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 830 njerëz vdiqën dhe 4,250 njerëz u plagosën në Gaza gjatë sulmeve izraelite.

Grupet e armatosura më pas hynë nga këtu në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH