Aktualitet

Korçë/ U nis me urgjencë në spital, ndërron jetë i burgosuri

Shkruar nga Liberale
Korçë/ U nis me urgjencë në spital, ndërron jetë

Një i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Viktima është Edmond Jonuzi, i cili vuante dënim në burgun e Drenovës.

Ai është nisur me urgjencë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, as mbërritjes në spital, mësohet se ai ka ndërruar jetë.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave. Jonuzi ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH