Aktualitet

Korçë/ Skandali i prostitucionit me të mitur, ndalohen 2 persona

Shkruar nga Liberale
Korçë/ Skandali i prostitucionit me të mitur, ndalohen 2

Policia e Korçës ka proceduar 4 shtetas për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Dy prej tyre janë ndaluar, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, si edhe është proceduar penalisht pronarja e lokalit.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve:

Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH