Sociale

Korçë, reshjet dhe breshëri shkaktojnë dëme në qindra hektarë, fermerët në mëshirë të fatit

Shkruar nga Liberale
Korçë, reshjet dhe breshëri shkaktojnë dëme në

Rikthimi i reshjeve intensive në fundjavë, ka sjellë problematika në sektorin e bujqësisë. Pothuajse në të gjithë vendin reshjet e pazakonta kanë shkaktuar dëme. Por nëse në vendet e tjera ato kompnesohen nga shteti, sepse fermerët janë të siguruar dhe për më tepër çdo gjë është sipas tregut,

Fusha e Maliqit ka qenë më e prekura ku sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së konsumatorit në këtë bashki, bëhet me dije se nga breshëri i së shtunës kryesisht në fshatrat Podgorie dhe Vreshtas, janë dëmtuar 5 ha me qepë, 7 ha me perime të kopshtit, rrëzime të grurit në sipërfaqe që shkojnë deri në 20 ha. Në zonën e Zëmblakut janë dëmtuar rreth 20 ha pemtore me mollë si dhe 2 ha vreshta. Fermerët shprehen të shqetësuar nga kjo situatë e zgjatur me reshje e lagështirë duke pohuar se kanë pasur dëme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe.

Edhe më herët, lagështia e tepërt ka sjellë dëmtim tek pemtoret me mollë edhe në zona të tjera, si në fshatin Dvoran që njihet për kultivimin e këtij fruti.

Ndërkaq nga ana tjetër, specialistë të fushës këshillojnë marrjen e disa masave siç janë trajtimet me kimikate në pemtore, por që edhe këto rëndojnë xhepin e fermerit.

Breshëri i rënë ditën e shtunë ka sjellë dëmtime në të mbjella e pemtore edhe në disa fshatra si Nizhavec, Selenicë e Shamoll ndërsa grupet e punës janë duke mbikqyrur situatën në terren, për të vlerësuar dëmin e shkaktuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH