Aktualitet

Korçë/ Nusja rreh vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj

Shkruar nga Liberale
Korçë/ Nusja rreh vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj

Një grua ka dhunuar vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj të mitur si dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake. 33 vjecarja, banuese në Durrës, pas ngjarjes ka përfunduar në prangat e Policisë.

Njoftimi i policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH