Aktualitet

Korçë/ Kambisti grabitet me dhunë pas daljes nga shtëpia

               Publikuar në : 11:38 - 05/12/20 liberale

Me dhunë dhe nën kërcënimin e armës është grabitur një kambist në qytetin e Korçës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit mëngjesin e sotëm në afërsi të pallatit ku banon 30-vjeçari Anxhel Rrënja.

Sipas të njëjtave burime, 30-vjeçari pasi ka dalë nga banesa ishte drejtuar drejt garazhit për të marrë mjetin e tij kur është sulmuar nga dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët e kanë goditur me qytën e armës dhe mjete të forta sapo 30-vjeçari. Pas goditjeve, dy personat kanë arritur t’i marrin nga dora çantën në të cilën ndodheshin një sasi e konsiderueshme financiare.

Blutë e Korçës janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të cilët deri në këto momente nuk janë identifikuar.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back