Një ngjarje aspak e pazakontë ka ndodhur në Drenovë të Korçës. Hajdutët kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit Pirro Nole.
Burimet bënë me dije se vjedhësit ja kanë arritur të therin dy bagëtitë brenda stallës duke lënë si gjurmë vetëm lëkurët dhe organet e brendshme të tyre
Hajdutët kanë shfrytëzuar vendndodhjen e stallës në dalje të fshatit, diku pranë ish repartit ushtarak të Drenovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeplaku i fshatit, i cili ka thënë se ngjarje të tilla janë kthyer në një shqetësim për banorët.
“Vjedhjet janë kthyer në një problematikë kryesore, sidomos nga fakti se keqbërësit nuk zbulohen. Në fakt, prej disa muajsh nuk kanë ndodhur vjedhje, por u rikthyen me këtë rast të çuditshëm të grabitjes të bagëtive duke i therur e paketuar që në stallë”, ka thënë kryeplaku i Drenovës për Vizion Plus, duke shtuar se edhe atij i kanë therur tre herë dyqanin në qendër të fshatit.
Banorët tregojnë se janë vjedhur sipërfaqe me lajthi dhe vreshta kohët e fundit./Gazeta Liberale