Aktualitet

Korçë/ 354 subjekte përjashtohen nga tarifa e Bashkisë

Shkruar nga Liberale
Korçë/ 354 subjekte përjashtohen nga tarifa e Bashkisë

Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar përjashtimin nga pagesa e tarifës për zënien e hapësirës publike për muajin qershor. Nga ky ndryshim dhe lehtësim do të përfitojnë rreth 354 subjekte që oeprojnë kryesisht në fushën e bar-restorant dhe të cilat janë prekur ndjeshëm si me uljen e qarkullimit ditor dhe me përgjysmimin e frekuentuesve.

Gjithashtu u miratua përjashtimi nga pagesa e tarifës së parkimit për kategoritë e transportit të udhëtarëve në linjat urbane dhe ndërurbane, për periudhën mars e deri në momentin në të cilin do të rifillojnë aktivitetin.Nga ky lehtesim do te perfitojnw rreth 56 subjekte. Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet se kjo kategori është një nga më të dëmtuarit nga situata e pandemisë Covid-19.

Nga ana tjetër u miratua vendosja e masës administrative gjobë për mosrespektimin e qarkullimit të biçikletave në korsitë e ndërtuar enkas për qarkullimin e tyre në parqe, pedonale si dhe disiplinimi i këmbësorëve në këto vende.

Gjithashtu u miratua vendosja e masës administrative gjobë në rastet kur pronarët e qenëve nuk zbatojnë detyrimet ligjore si të sigurojnë që kafshët të mos paraqesin rrezik për njerzit ose kafshët e tjera.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH