Aktualitet

Korab Lita përjashtohet nga seanca, ja çfarë bëri në Parlament

               Publikuar në : 12:36 - 14/05/20 liberale

Deputeti i opozitës së re, Korab Lita është përjashtuar nga seanca paralametare.

Ai e mori fjalën menjëherë pas ministres Elisa Spiropali pa ju thënë emri, ndërkohë që kreu i Parlametit Gramoz Ruçi shqiptoi emrin e Taulant Ballës i cili do të merrte fjalën në emër të grupit parlamentar të PS.

Mirëpo Lita bllokoi foltoren për të folur për vete, dhe si duket e pësoi pasi Ruçi e paralajmëroi dhe më pas i komunikoi përjashtimin. /Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back