Aktualitet

Kontrollet në Shijak, gazetarja: Ja çfarë i thanë Prokurorisë për Ervis Martinajn

Shkruar nga Liberale
Kontrollet në Shijak, gazetarja: Ja çfarë i thanë

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë dje në mbrëmje në emisionin “Open”, se një burim ka informuar prokurorinë se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Por, sipas saj gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe e ka rrëzuar. Gazetarja ka thënë se, prokuroria dhe gjykata bëjnë ping-pong për një çështje kaq të rëndësishme.

“Një burim ka informuar prokurorinë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe e ka rrëzuar. Në një dhomë këshillimi sekret është miratuar dhe ka pasur kontroll tek banesat në Shijak. Nuk mund të them me saktësi nëse do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Për një çështje kaq të rëndësishme prokuroria dhe gjykata bëjnë ping-pong. Martinaj ka pasur njohje me pjesëtarë të grupit Avdylaj. Dhe pikërisht janë bërë kontrolle për këtë arsye”, është shprehur Lala. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH