Aktualitet

Kontrolle në burgun e Peqinit dhe të Burrelit, të burgosurit kthejnë Tv në telefon

Shkruar nga Liberale
Kontrolle në burgun e Peqinit dhe të Burrelit, të burgosurit

Ditën e djeshme është bërë një kontroll nga policia e shtetit në burgjet e sigurisë së lartë për gjetjen e sendeve të paligjshme.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Të burgosurit kishin përshtatur televizorët me dekoder për të bërë telefonata nga qelia.

Pas aksionit të ndërmarrë pajisjet janë sekuestruar nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH