Aktualitet

Kontribuojnë financiarisht futbollistët e Kombëtares Shqiptare

Shkruar nga Liberale
Kontribuojnë financiarisht futbollistët e Kombëtares Shqiptare

Pas tërmetit tragjik, shumë qytetarë dhe shtete të ndryshme janë solidarizuar me Shqipërinë, duke kontribuar me ndihma për banorët e prekur.

Ndërkohë, mësohet se futbollistët e kombëtares kuqezi janë bërë bashkë dhe kanë kontribuar financiarisht për qytetarët të cilët u prekën nga tronditja e tërmetit të së martës.

Gjithashtu, futbollistët iu kanë bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, të japin donacione në disa llogari bankare.

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe së bashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruan futbollistët e kombëtares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH