Showbiz

Konkurrentja e “Dancing With The Stars”: Kurrë nuk jam trembur…

Shkruar nga Liberale
Konkurrentja e “Dancing With The Stars”: Kurrë nuk jam

Juliana Nura ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” së bashku me partnerin e saj skenik në “Dancing With The Stars”, Dion. Dyshja foli për këtë eksperiencë të re kaq emocionuese, sfidat dhe vështirësitë dhe synimin e tyre në show-n magjik të kërcimit.

Bukuroshja nga Kosova duket shumë e vendosur, e ndërsa partneri i saj ka kusht të domosdoshëm të shkojë në finale e DWTS, Juliana synon shumë më tepër, fitoren.

"Unë në jetën time kurrë nuk jam trembur. Fifin e kam shoqe dhe shpresoj që të shkojmë bashkë në finale dhe ta fitoj unë ose ajo. Njeriu duhet të jetë i qartë në mendimet e veta. Unë nuk kam hyrë të marr pak emër më shumë, unë dua të tregoj që Xhuli është e mirë edhe në kërcim. Është fokusi. Në jetën time unë e kam një listë se çfarë duhet të bëj. Duhet të jesh e qartë çdo ditë se çfarë do nga jeta jote. Unë jam shumë e rreptë".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH