Showbiz

Konkurrenti i “Dancing With The Stars” gjakoset në skenë, çfarë ndodhi?

Shkruar nga Liberale
Konkurrenti i “Dancing With The Stars” gjakoset në skenë,

Nën ritmet latine, Eni shpërtheu në puntatën e dytë të “Dancing With The Stars” me një salsa.

Moderatori i njohur ia doli të realizonte padjeshkat me partneren e tij, Odetën. Në fund, Eni tregoi se ishte gjakosur gjatë kërcimit, duke u shprehur me humor se “ka derdhur gjak për këtë performancë”.

Juria vlerësoi performancën e tyre:

Olta: Ia dole, seksi shumë je edhe sonte

Valbona: Unë kam shumë pretendime për ty. Sot të pashë më pak aktiv. Dua të të shoh të sfidosh Odetën

Lori: Sonte do të të vlerësoj për dy padjeshka shumë të vështira, që ti i realizove

Iliri: Ti bën padjeshka të një rangu të lartë. Por, momentet e kërcimit ishin me pikatore. Kërce më shumë

Në total, nga juria, Eni dhe Odeta morën 27 pikë, po aq sa javën e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH