Globi

Konjufca: Themelimi i Gjykatës Speciale e dëmtoi Kosovën

Shkruar nga Liberale
Konjufca: Themelimi i Gjykatës Speciale e dëmtoi Kosovën

Kryetari i Kosovës, Gluk Konjfuca ka komentuar zhvillimet më të fundit në Gjykatën Speciale, ndërsa ditën e sotme ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, si dhe Rexhep Selimi.

Konjufca tha se Kosova është duke vuajtur disa vendime të së kaluarës, ndërsa ka theksuar se krijimi i Speciales e ka dëmtuar shumë vendin.

“Nuk mund të gjykohet historia. Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi, ka ndodhur lufta e drejtë, ka ndodhur ndihma ndërkombëtare dhe ka ndodhur liria. Këtë s’mund ta ndryshojë askush. Ne po i vuajmë disa vendime të së kaluarës. Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën”, tha Konjufca.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH