Aktualitet

Konjufca në Paris, takim me kryetarin e Senatit francez

Shkruar nga Liberale
Konjufca në Paris, takim me kryetarin e Senatit francez

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se është takuar edhe me kryetarin e Senatit Francez, Gerard Larcher.

Konjufca ka thënë se ka falënderuar Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit strategjik.

“Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj.  Prandaj, z. Larcher, që është i angazhuar në cilësinë e Kryetarit të Senatit Francez, i shpreha interesimin dhe përkushtimin tonë në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit, si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët,” ka shkruar Konjufca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH