Aktualitet

Kongresmeni republikan, letër për shpalljen “non grata” të Berishës

               Publikuar në : 11:03 - 08/06/21 liberale

Kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit informacione lidhur me vendimin për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Kërkesa është bërë përmes një letre drejtuar Komisionit të Ligjeve, në të cilën kërkohet të dihet se mbi ç’baza është marrë vendimi për Berishën dhe familjen e tij.

Dua detaje për procedurat e ndjekura për Sali Berishën”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Kërkesa e tij vjen një ditë pasi i kërkoi sekretarit të DASH Blinken informacione specifike lidhur me vendimin e papritur.

Dje ai do të shprehej se ka bërë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back