Kryesore

Kongresmeni, letër DASH për Berishën  

               Publikuar në : 10:05 - 09/06/21 liberale

Kongresmeni amerikan nga radhët e Republikanëve, Lee Zeldin, i ka dërguar një letër Departamentit të Shtetit ku kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës. Ai ka vënë në dyshim vendimin e marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me argumentin se Berisha ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA-së, për pasoja shpallja e tij ‘Non Grata’ ka shumë pikëpyetje.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejt SHBA. “Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm. Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, shkruhet në letër.

Kërkesa për informacion e biznesmenit, vjen një ditë pasi vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ftoi që t’u drejtohej Institucioneve për të tjera detaje nga ky vendim. Nga ana tjetër, në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë Blinken tha se SHBA sheh përtej kufijve për të përfshirët në korrupsion, në rastin konkret Sali Berisha, teksa ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim me multimiliarderin George Soros.  Duke pasur parasysh deklaratat e para të Berishës, i cili për vendimin e DASH bëri fajtor multimilarderin George Soros, Blinken i pyetur nëse ka komunikuar ai apo dikush tjetër në emrin e tij me Soros, u përgjigj “Jo”.

“Unë jo s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo”, tha ai një ditë më parë.

Ishte Blinken ai që bëri me dije vendimin, se Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga Blinken, aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.

Pyetje -pwrgjigjet e Blinken dhe Lee Zeldin

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George Ë. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për të gjetur se në çfarë afere korruptive është përfshirë Sali Berisha, dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon të gjejë informacion? Pra ku duhet të shkojë një gazetar që të marrë informacion mbi korrupsionin që i referoheni ju?

ANTONY BLINKEN: E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju.

LEE ZELDIN: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

ANTONY BLINKEN: Jam i sigurt se çdo gazetar mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në DASH për të marrë çdo informacion që kemi në dispozicion për publikun.

LEE ZELDIN: Për të qartësuar diçka lidhur me mbrojtjen e z.Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me Sorosin?

ANTONY BLINKEN: Unë jo, s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo.

Më 19 maj të këtij viti me anë të një postimi në ‘tëeeter’, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti Sali Berisha i ndalohej familjarisht hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Berisha kërkoi nga SHBA prova e fakte nga akuzat e hedhura ng Blinken teksa një ditë më vonë në në konferencë për shtyp ai paralajmëroi se do e padiste për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit në Gjykatën e Korreksionit në Francë.

Kim: Transparenca dhe gjykatat e pastra tërheqin investimet amerikane

Yuri Kim që kur u vendos se do të shërbente si ambasadore e SHBA-së në Tiranë, ende pa shkelur në Shqipëri,, ka shpallur hapur 3 objektivat e saj gjatë kohës që do të ishte në Tiranë. Rritja e investimeve, forcimi i demokracisë dhe mbaroja ishin pietetet e saj dhe të gjitha këto janë të ndërlidhura mes tyre përmes forcimit të reformës në drejtësisë që do të sillte dhe prosperitet për vendin.

Gjatë takimit të djeshëm që ka zhvilluar me kreun e kadastrës Artan Lame, Yuri Kim vuri theksin pikërisht në këtë fakt që me gjykata të pastra dhe procese transparent, ligji për regjistrimin e pronave do të ketë një progres edhe më të madh nga sa ka aktualisht, madje do të zgjidh edhe shumë çështje që deri më sot kanë qenë të vështira.

Ajo shprehet se pikërisht funksionimi i ligjit dhe drejtësisë në vend do të tërheq investimet amerikane duke i dhënë vendit më shumë zhvillim ekonomik nga ku do të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm personat ‘specialë’ siç i quan ajo.

“Sot u takova me Drejtorin e Agjencisë Kadastrale Artan Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregulla të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane më të mëdha drejt Shqipërisë dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Kim.

Artan Lame tha para disa muajsh se me ligjin 20/20 (për procedurat kalimtare të pronësisë) të qeverisë nga viti 2014-2020  janë 10-fishuar legalizimet  dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët duke shkuara nga 6 para 2014 në 800 pallate të legalizuar nga 2014-2020. Ai tha se sfidë aktuale e qeverisë mbetet regjistrimi i tokës në fshat. Lame foli edhe për abuzimet e bëra me tokat në bregdet, ku tha se në   30 vite janë dhënë lloj-lloj vendimesh nga gjyqtarë që preken nga vettingu dhe me vendim të kthimit të pronave nuk kanë lënë më asnjë cm tokë në bregdet të shtetit, por i kanë privatizuar me vendime në shumicën e rasteve të padrejta.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back