Globi

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit/ Vriten 11 punëtorë të OKB në Gaza, mes tyre mësues...

Shkruar nga Liberale
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit/ Vriten 11 punëtorë të OKB në

Zyrtarët e agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë (UNRWA) kanë konfirmuar se 11 punëtorë të organizatës ishin vrarë që nga e shtuna në Rripin e Gazës gjatë luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit.

Midis të vrarëve ishin pesë mësues, një gjinekolog, një inxhinier, një psikolog dhe tre pjesëtarë të personelit ndihmës, tha agjencia në një deklaratë zyrtare.

“Stafi i OKB-së dhe civilët duhet të mbrohen gjatë konfliktit. Ne bëjmë thirrje që luftimet të marrin fund për të kursyer më shumë jetë civile të humbura”, deklaroi OKB pas vrasjes së tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH