Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër

Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Ne fshatin Barbullush, pas kryerjes dhe verifikimit të analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preçi thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet!

“Është konfirmuar në 9 korrik një rast në një fermë me gripin e shpendëve. Sipas procedurave, është bërë asgjësimi dhe groposja e të gjitha shpendëve të kësaj ferme”, tha kryeveterineri Mark Preçi.

Çdo fermer, i cili shet shpendë duhet të jetë i pajisur me 2 certifikata, të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën.

Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH