Aktualitet

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda

Shkruar nga Liberale
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi.

Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh.

Ai është gjithashtu pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Kurushi u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizimin; ndërkohë, Komisioni identifikoi dy gjetje lidhur me veprime të mundshme fiktive në përfitimin e një kredie të butë për të cilat ai dha shpjegime duke mos i konsideruar si të tilla./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH