Aktualitet

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Drejtori i Policisë Kriminale

Shkruar nga Liberale
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Drejtori i Policisë Kriminale

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar sot në detyrë drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Porcesi i vlerësimit të tij u bë në kuadër të Vettingut në Polici. Në seancën e datës 11 dhjetor, komisioni i zbuloi gjetjet e tij, Vocajt. Një sipërfaqe toke në Lezhë, por edhe një foto e bërë publike në media ku shfaqej nën shoqërinë e Arben Frrokut, ky i fundit i dënuar përjetë për vrasjen e ish-komisar Dritan Lamajt.

Ndërkohë Vocaj shpjegoi se nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt.

Më tej u shpreh se  për vrasjen e ish-komisarit, vetë Vocaj është marrë personalisht me dokumentimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes.

Prej gati një viti, Vocaj mban detyrën e drejtorit tek Policia Kriminale. Vocaj e ka nisur karrierën e tij në polici në vitin 1985. Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH