Aktualitet

Konfirmohen 3 kandidatët e PD për deputetë në Mallakastër

Shkruar nga Liberale
Konfirmohen 3 kandidatët e PD për deputetë në

Dega e PD-së në Mallakastër ka zgjedhur tre kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, ish-deputetin Enkelejd Alibeaj, ish-kreun e bashkisë Agron Kapllani dhe Albert Avdulajn.

Nga 930 anëtarë të kësaj dege votuan 60% dhe si rezultat 85% kanë konfirmuar tre kandidatët për në fazën tjetër.

Ndërkohë që nga 500 anëtarë të degës së PD-së në Roskovec votuan 47% e tyre. Besnik Brahimaj, Diana Kociu, Almer Toska dhe Edmond Çepele janë kandidatët e zgjedhur nga Roskoveci.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH