Sport

Konferenca historike e Ibrahimovic: Ndihem më i miri në botë

Shkruar nga Liberale
Konferenca historike e Ibrahimovic: Ndihem më i miri në botë

Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në ekipin kombëtar është kurorëzuar nga konferenca për shtyp së bashku me trajnerin Andersson.

“U takuam në një dhomë, vetëm, dhe biseduam për gjithçka: u konfrontuam me njëri-tjetrin dhe zgjodhëm atë që ishte më e mira për Suedinë”, tha ai.

Sulmuesi i Milanit megjithatë është nga ata që nuk e harrojnë sigurinë, edhe kur kthehen në kombëtare në moshën 39 vjecare: “Nëse më pyetni, unë ndihem më i miri në botë, por ajo që kam bërë më parë nuk llogaritet për asgjë. Unë dua të vë përvojën time në dispozicion të ekipit.”

“Nëse jam këtu nuk është sepse emri im është Zlatan Ibrahimovic por sepse e meritoja thirrjen, ndihem në formë dhe dua të kontribuoj për të mirën e ekipit kombëtar”, vazhdoi 39-vjeçari i cili zbuloi: “I kam premtuar trajnerit se do të jem vendimtar, tani më duhet ta provoj në fushë”.

Ngacmimet nuk kanë fund, me gazetarët që kthejnë në vëmendje cështjen e shiritit të kapitenit, duke e ditur që është një status që Ibra e ka për zemër: “Në mendjen time i përket Andreas Granqvist, por më pas i takon trajnerit të vendosë. Unë i kërkova Isak të merrja fanellën me numër njëmbëdhjetë dhe ai tha “ok, për sa kohë brenda gjashtë shtatë vjetësh të ma kthesh… “. Forsberg më kishte ofruar dhjetën, por unë nuk pranova: ky është një kapitull i ri”.

Gjatë konferencës Ibrahimovic u përlot kur nisi të flasë për djalin e tij Vincent, të cilin e takoi përpara nisjes së grumbullimit me përfaqësuesen. Sulmuesi i Milanit tregoi se djali nuk donte që ai të largohej prapë për ndeshje: “Vincent qau kur po ikja, por tani është mirë”. Sapo përfundoi këtë frazë, vetë Zlatan Ibrahimovic nuk i mbajti dot lotët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH