Aktualitet

Konferenca e Donatorëve/ Varhelyi zbulon shifrën që mblodhi Shqipëria

Shkruar nga Liberale
Konferenca e Donatorëve/ Varhelyi zbulon shifrën që mblodhi

Ka përfundur Konferenca e Donatorëve që u zhvillua këtë të hënë në Bruksel dhe ku morën pjesë 100 vende, të cilat kontribuan për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha në fund të Konferencës se janë mbledhur 1.15 mld euro.

"Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju", tha komisioneri për zgjerimin./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH