Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje firmosësit e kontratës

Shkruar nga Liberale
Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje firmosësit e

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka regjistruar kallëzimin e nismës "Thurje" për kontatën koncesionare të sterilizmit.

Kështu, prej 20 janarit, SPAK do të marrë në pyetje 12 persona, të cilët do të pyeten në lidhje me këtë kontratë.

Sipas Report TV, dy prokurorët e caktuar për këtë çështje fillimisht do të pyesin personat e kallëzuar nga nisma "Thurje", ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Kujtojmë që, më 23 dhjetor nisma "Thurje" depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private, duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH