Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit, mjeku flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Shkruar nga Liberale
Koncesioni i sterilizimit, mjeku flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Mjeku Artan Koni, një prej personave që kallëzoi në prokurori për korrupsion koncesionin e sterilizimit, ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK.

Ai tha se është thirrur si një nga kallëzuesit për të dhënë detaje për çështjen e koncesionit që konsiderohet si korruptiv nga Nisma Thurje, subjekt që ka bërë edhe padinë.

“Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit më shumë për të marrë detaje si janë për llogaritjet si ekspert fushe dhe iu sqarova mënyrën si është bërë kjo llogari. Kjo ishte deklarata që kam bërë për prokurorinë. Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit.

Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria dhe cilët janë fajtorët nëse ka. Një koncesion për të cilin paguajmë 17 mln euro në vit, ndërkohë që për një set kirurgjikal kosto është 2.4 euro. Kjo është baza që kemi ne se kemi të bëjmë me një koncesion korruptiv. Nuk kam prova të reja”, deklaroi Koni./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH