Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj

Shkruar nga Liberale
Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj

Gjykata e Posaçme e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi të njëjtat masa sigurimi për të akuzuarit e koncesionit të sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj, do të qëndrojnë në burg.

Ndërkohë, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu do të hetohen në "arrest shtëpie", Arben Gjata dhe Genc Burazeri do të qëndrojnë në “detyrim paraqitje”.

Naile Ajazi dhe Petro Mersin të cilët ndodhen në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”nuk kishin bërë ankim.  Theksojmë se më herët ish-zv.ministri i Shëndetësisë Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie, e cila  nuk është pranuar nga gjykata.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 04.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 43 akti, datë 26.09.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim A.Gj., G.B., I.R., K.R., M.S., S.K., ndaj vendimeve nr. 49, datë 23.06.2023 dhe nr. 102, datë 18.08.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim K.R

– Miratimin e vendimit nr. 49, datë 23.06.2023 dhe vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.R

-Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim M.S

-Miratimin e vendimit nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim S.K

– Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim G.B

-Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim A.GJ

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH