Aktualitet

Koncesionet e rrugëve, Soko: Rrogozhinë-Fier, pagesë çdo 50 km

Shkruar nga Liberale
Koncesionet e rrugëve, Soko: Rrogozhinë-Fier, pagesë çdo

Premtimin e Partisë Demokratike për të anuluar koncesionet, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, e sheh si të mundshëm për t’u përmbushur. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Soko u ndal në rastin e koncesionit të rrugës Fier-Milot, i cili sipas tij ka elementë që përbëjnë shkelje.

Procedura deri tani ka shkelje. Të gjitha këto duhet të shikohen imtësisht. Ka mundësi për t’u bërë me forcën e ligjit. Po flasim për një tender. A ka studim fizibiliteti? A ka diskutim publik për të? A janë publikuar të dhënat? Këto nuk janë bërë. Pra, është e thjeshtë të kapet procedurialisht. Hileja është se Rrogozhinë-Fier do të bëhet me lekë. Çdo 50 km do të ketë një pagesë për rrugën. Këtu duhet patjetër që shqiptarët të marrin fatin në dorë”, tha Soko.

Ndërsa për gazetarin Bledian Koka, ky do të jetë një premtim i vështirë për t’u mbajtur.

Koncesioni i dializës ka qenë funksional. Të gjitha të tjerët janë një litar i lënë jashtë. Unë nuk mendoj që specialistët e rilindjes i kanë qepur. PPP u bënë përmes një ligji të miratuar nga qeveria. Do të jetë një punë e vështirë, duke marrë të mirëqenë vokacionin e opozitës. Ne kemi parë që rastet e përballjes së shtetit me biznesin janë raste ku shteti humb. Pra humb qytetari. Unë mendoj që opozita e ka angazhimin për t’i anuluar, por mbetet për t’u parë se sa do të bëhet kjo”, tha Koka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH