Krye

Koncerti i UET Band për promovimin e librit të Zhuilana Jorganxhi

               Publikuar në : 09:49 - 24/10/20 liberale

Grupi muzikor i UET Band surprizon poeteshën e madhe të teksteve të këngës moderne shqipe me një koncert enkas për promovinn e librit të saj në Universitetin Europian të Tiranës

Zëri i shpirtit tim, është libri i Zhulian Jorganxhi i cili u promovua në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës me prani të kolegëve, miqve dhe pedagogëvë të këtij universiteti. Ky promovim ishte i veçantë nga promovimet e tjera që UET zhvillon, pasi u shoqëruar më një koncert në banda muzikore e Universitetit Europian të Tiranës “UET BAND”, e cila solli disa nga këngët ku Zhuliana Jorganxhi ka zhvilluar gjatë krijmtarisë së saj.

Ky botim luksoz i UET Press, i cili përmbledh të gjithë korpusin letrar të znj. Jorganxhi,  vjen si mirënjohje për kontributin e spikatur të tekst shkrueses së qindra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, të cilat mbeten refren brezash. Të pranishëm në këtë event ishin miq artistë të  poetes dhe kolegët e muzikës e të artit pranë Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET.

Dekania e Fakultetit të Shkenca Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini theksoi se mbështetja e këtij botimi vjen si ndjeshmëri intelektuale ndaj veprës së poetes, e cila përbën një pasuri publike për të cilën UET kontribuon në vijimësi prej 15 vjetësh tanimë. Për nder të autores, në mjediset e universitetit do të mbahet edhe një koncert krahas ceremonisë së promovimit të librit. Studentët e Arteve do të mund të performojnë dhe risjellin poezitë e muzikuara në forma kreative.

Libri i Zhuliana Jorganxhi ‘Zëri i Shpirtit Tim” është shoqëruar me parëthenie të Natasha Lako e cila ndër të tjera në shënimn e saj për librin shpreh se këto tekste janë këngë që përbëjnë histori. Nuk është fjala për tekstet historike, të cilat nuk mungojnë në krijimtarinë

e Zhuliana Jorganxhi. “Mjafton, që lexuesi të zbulojë, se sa bukur ndërthuret motivi popullor me interpretimin artistik, që poetja shqiptare i bën figurës së Çerciz Topullit. Por, kënga përbën histori duke e ndjekur jetën e njeriut hap pas hapi. Mjafton të kujtojmë tekstin e këngës “Jon”, të krijuar atëkohë kur qindra mijëra shqiptarë kapërcejnë Adriatikun për të nisur një jetë nga e para. Përsëri teksti dhe muzika, duken sikur ndjekin dallgët e mëdha. Sepse edhe dramaciteti është po aq i madh. Është njësoj si gjatë dhimbjeve, kur lind liria. Dhe sot, të gjithë shqiptarët që kanë emigruar, janë me fat që kanë këngën e tyre. Dhe kanë fat, që kanë një nga këngët më të bukura shqiptare, që i ndjek pas dhe që do të mbetet si kujtesë e shenjtë për brezat e ardhshëm. Madje për ata që do të lindin jashtë Shqipërie, që nga Australia deri në Kanada, e kudo tjetër, ku janë shpërndarë shqiptarët. Një këngë, që bën thirrje të mos harrojmë për asnjë çast jetën tonë shqiptare. Dhe mes ngjarjes dramatike lind metafora: “Ky emër marrë nga deti “Jon”, / me këngë vale, tund djepin…’’, ose “deti iu bë mal me njerëz / dhe toka det me lotë”.

Ndër të jera ajo shpreh se ky është një fondi i artë për kompozitorë të ndryshëm. “Fondi i artë i këngës shqiptare përzien emra të mëdhenj kompozitorësh dhe këngëtarësh, me të cilët Zhuliana Jorganxhi ka punuar ngushtë, ndonjëherë edhe me etapa, që njëherë mund te quhen të Agim Krajkës, njëherë të Agim Prodanit, njëherë të Flamur Shehut dhe njëherë të Enver Shëngjergjit, dhe njëherë të Gjergj Lekës, Ardit Gjebresë, e të tjerë emra të mëdhenj. Dhe dihet që, ka këngë, të cilat nuk do të kishin ekzistuar pa atë që iu ka dhënë shpirti i Zhuliana Jorganxhiut. Një mori këngësh me tekstet e saj kanë hyrë në fondin e artë të këngës shqiptare.

Dekorimi nga Presidenti i Republikës

Me anë të një ceremonie solemne disa ditë më parë, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi sot poeten e shquar Zhuliana Jorganxhi me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Me mirënjohje ndaj punës së çmuar si artiste e fjalës shqipe; për krijimtarinë e saj të begatë me përkushtim dhe atdhetarizëm për këngët shqiptare, duke dhënë shembullin si frymëzuese dhe pararendëse e një brezi të mrekullueshëm krijuesish. Në vlerësim të veprës si intelektuale e vijës së parë, e cila përmes mesazheve dhe kumteve të saj, ndihmoi në veçanti për emancipimin e gruas dhe rinisë shqiptare”. Ky aktivitet në kuadër të nismës “Artistët Shqiptarë në Presidencë”, është një nismë që shërben për të vlerësuar dhe lartësuar punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të artistëve tanë në fushën e artit dhe të kulturës. Thuhet që arti i kapërcen kohërat dhe kjo shprehje gjen kuptim të plotë në veprimtarinë e poetes Zhuliana Jorganxhi, që vazhdon të mbetet edhe pas më shumë se 50 vitesh, një nga emrat më të rëndësishëm të shkollës shqiptare të këngës dhe të poezisë.

Zhuliana Jorganxhi lindi në qytetin e Korçës në vitin 1946, në një familje me tradita muzikore. Është një nga katër fëmijët e këngëtarit veteran “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, që për 65 vjet këndoi pa rreshtur si solist dhe në grupin e mirënjohur të këngëve karakteristike korçare “LIRA”.

Mësimet e para dhe ato të mesme i mbaroi në qytetin e lindjes më 1964. Më vonë ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës ,në fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar të gazetarisë, duke u diplomuar njëkohësisht si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkollën e mesme dhe si gazetare.

Biografi e shkurtër për një poeteshë të madhe

Me njëherë mbas mbarimit të studimeve ka punuar për gjashtë vjet si gazetare në revistën “Shqiptarja e Re” dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e këngës në redaksinë e krijimtarisë dhe inçizimeve muzikore pranë Radiotelevizionit shqiptar. Aktivitetin e saj letrar e ka filluar në moshë të njomë dhe që prej moshës 17 vjeçare, poezitë e saj shohin dritën e botimit në gazeta dhe revista si “Drita”, “Zëri i Rinisë”, “nëntori” dhe “Les lettres albanaise” etj. Ka botuar libra me poezi si “Net provimesh”(1969), “Rritje”(1971) ,”Lule në pemën e lirisë” (1982) dhe vëllimin me tregime për fëmijë “Fëmijët e teto Nastës”(1975). Ka marrë pjesë në konkurse letrare kombëtare dhe ka fituar dy herë çmimin e dytë dhe të tretë për poemat e saj.

Por, aktivitetin e saj më të madh, krahas poezisë dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 në gjininë e tekstit poetik të këngës. Është autore e qindra teksteve poetike nëpër festivalet e këngës në RTVSH dhe rrethet e Shqipërisë, në anketat dhe koncertet e RTVSH si ai “Kur vjen pranvera”, “Këngët e stinës”, dekadat e Majit dhe në festivalet e fëmijëve në Tiranë dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Është fituese e gjashtë çmimeve të para dhe shumë të tjera. Poezitë e saj janë botuar në Greqi, Rumani, Hollandë, Kosovë, Slloveni dhe Japoni. Në vitin 1996 iu dha Disku i Artë i Festivalit, kurse për 40 vjetorin e Festivalit të këngës në Rtvsh më 2001, ju dha “Çmimi i Karrierës”. Ndër tekstet poetike të këngës mund të përmendim: “Jon”, “Se kënduam Let it bi”, “Jeto dhe jetën time”, “Bashkëmoshatarët”, “Në duart e nënës”, “Jemi emri i vet jetës”, “Kthehu për vete, për mua!” , “Ne, bijtë e lirisë” ( me këtë të fundit, në dhjetor të ‘ 90-tës, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studentëve në sheshin, sot të quajtur “Demokracia”). Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashtë Atdheut në qytetin e Triestes të Italisë, por asnjë çast nuk ka ndërprerë lidhjet e saj artistike me vendin e saj. Ajo ka marrë pjesë me tekstet e saj poetike në Festivalin e këngës triestine , si dhe bashkëpunon me kompozitorët dhe këngëtarët e vendit të saj nëpër festivale dhe për albumet e tyre muzikore. /Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back