1

Kompozitori italian: Ja pse zgjodhëm Irmën në projektin “Bella Ciao”

               Publikuar në : 16:36 - 27/04/20 liberale

Këngëtarja Irma Libohova ka qenë e përzgjedhura nga kompozitori italian Tommaso Primo, për të kënduar këngën “Bella Ciao”, në gjuhën shqipe. “Bella Ciao”, një këngë partizane italiane e Luftës së Dytë Botërore, që tregon rezistencën, u këndua në 7 gjuhë të ndryshme.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Tommaso Primo shprehu falenderimet më të sinqerta për Irmën, e cila pranoi me zemër për të qenë pjesë e këtij projekti. Gjithashtu ai falenderoi dhe shtetin shqiptar për ndihmën që i ka dhënë Italisë, këto kohë pandemie, duke dërguar në drejtim të saj ekipe të personelit mjekësor.

“Kam dëgjuar disa artistë nga e gjithë bota dhe kam dëgjuar disa këngë të Irma Libohovës. E falenderoj sepse ajo ka kënduar me shpirt për t’u bërë pjesë e këtij, projekti. Kjo këngë ka një rëndësi të veçantë për datën 25 prill, kam marrë disa jo, por e falenderoj Irmën edhe pse nuk më ka refuzuar. Është Greqia, Palestina që janë përfaqësuar në këtë bashkëpunim mes tyre dhe Shqipëria. I falenderoj shqiptarët edhe për ndihmën që i kanë dhënë italisë”, tha kompozitori.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back