Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve shpjegon si është situata me Covid-19

               Publikuar në : 14:15 - 29/04/21 liberale

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot sërish për situatën e pandemisë në vend dhe masat anticovid.

Zv ministrja Mira Rakacolli tha se situata ka qenë e qendrueshme, ka pasur përmirësim të indikatorëve por “dy ditët e fundit është vënë re shtim i lehtë i numrit të rasteve ditore”.

Sipas Albana Fico, incidenca dy javore e infektimeve ka pësuar ulje.

Numri i rasteve aktive ka qenë mbi 25 mijë kurse sot, jemi 20586. Bashkitë e prekura janë 30 bashki deri tani. Mbetet i njëjti raport infeksioni femra meshkuj. Ndërkohë që fatalitetet janë në të kundërtën e këtij raporti. Në spitale ka ulje të numrit të shtruarve. Ka ulje të numrit të personave dhe në reanimacion e numrit të të intubuarve”, tha Fico.

Sipas saj, Gjirokastra, Berati e Korça “s’kanë pësuar ndryshime për t’u vlerësuar në masat e marra paraprakisht”.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back