Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve: Universitetet do të vazhdojnë mësimin online

               Publikuar në : 10:38 - 23/11/20 liberale

Universitetet do të vazhdojnë mësimin online. Lajmi u bë i ditur sot nga Komiteti i Ekspertëve mbi situatën COVID-19.

“Komiteti Mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve.

Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë.

Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë.

Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e siguresë”, tha zëvendësministrja Rakacolli.

Kujtojmë se më herët u tha se mësimi online fillimisht do të zhvillohej vetëm gjatë nëntorit. /Gazeta Liberale

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back