Aktualitet

Komisioni për shkarkimin e tij, Meta: Antikushtetues, proces fiktiv

Shkruar nga Liberale
Komisioni për shkarkimin e tij, Meta: Antikushtetues, proces fiktiv

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e Komisionit hHtimor për shkarkimin e tij. Meta e quan komisionin antikushtetues dhe procesin si fiktiv.

“Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për besueshmërinë e saj.

Ndërkohë që, për shkaqet dhe arsyet e parashtruara edhe në shkresat tona me nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, dhe me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, ashtu si dhe për sa parashtrohet në këtë shkresë, Kuvendi duhet të mbajë në konsideratë se, çdo kërkesë për informacion në kuadër të ndonjë procesi “hetimor”, është e palegjitimuar, fiktive, jashtë çdo lloj afati, dhe jo vetëm që cenon hapur të gjitha parimet kushtetuese demokratike të shtetit të së drejtës, por në mënyrën se si është iniciuar, vlerësuar, miratuar dhe po vijon të realizohet, tregon qartë se përpiqet të krijojë idenë se Kuvendi po ushtron funksionet e tij, ndërkohë që, asnjë proces i kësaj natyre (hetimor) nuk mund të ushtrohet e të zhvillohet në këtë periudhë tranzitore të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual, dhe fillimit të ushtrimit të detyrës së Kuvendit të ri të zgjedhur më 25 prill 2021”, thuhet ndër të tjera në dokumentit që presidenca i ka dërguar kuvendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH