Aktualitet

Komisioni i Vlerësimit të PD përjashton nga gara disa ish-deputetë

Shkruar nga Liberale
Komisioni i Vlerësimit të PD përjashton nga gara disa

Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave ka përjashtuar disa ish-deputetë të PD-së nga gara. Mes tyre janë ish deputeti Ervin Salianji si dhe Endri Hasa.

Burmie për Report Tv bëjnë të ditur se ka mbi 10 ish-deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2017 të cilët janë skualifikuar nga komisioni i ngritur pranë PD-së ku ndër të tjerë janë Nada Meçorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Fatbardha Kadiu.

Këtë të enjte (22 tetor) Komisioni i Vlerësimit në PD përfundoi procesin e vlerësimit të emrave që u votuan nga anëtarësia. 326 emra, në të cilën mungon Salianji, do të shqyrtohen nga Kryesia e PD-së, për të përcaktuar listën finale të kandidatëve.

Në total, Komisioni i Vlerësimit në PD ka skualifikuar rreth 150 emra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH