Aktualitet

Komisioni i shtyu aprovimin, Tritan Shehu: Vendimet i merr Basha

               Publikuar në : 22:03 - 24/10/20 liberale

Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur në rubrikën ”Opinion” në News24 pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave që e la në listën e përfaqësuesve që i është shtyrë aprovimi.

Shehu thotë se Komisioni i Vlerësimit vetëm diskuton dhe anëtarët e saj japin vetëm mendime. Për të në PD vendosin organet statuore, duke nisur nga kryetari i partisë, kryesia dhe këshilli kombëtar.

Nuk dua të bëj komente për një procedurë të tillë, as merrem me mendimet që mund të kenë individualisht. Për mua organet vendimmarrëse, janë kryesia e partisë, kryetari dhe këshilli kombëtar, këto janë organet statuore. Vota e anëtarësisë determinuese. Unë jam si të gjithë bashkë, jemi në pritje të vendimeve nga organet statuore. Gjithkush po përgatitet për përplasjen në 25 prill.

Nuk dua të hyj në komente. Mund të japin shumë mendime, shumë individë mund të japin mendime. S’merrem me mendime. Vendimet merren nga organet. E rëndësishme është t’i lëmë mënjanë diskutimet dhe vendimet. Të qëndrojmë në betejën elektorale, se është thelbësore. është thelbësore që të jemi të bashkuar. Duke lënë mënjanë këto, dhe duke dalë nga intrigat. Unë me kryetarin e partisë takohem vazhdimisht, flas për probleme, flas në mënyrë konstruktive duke pasur një respekt të fortë reciprok. Duke qenë i bindur se Basha do jetë kryeministër. Që do hapë çelësat e portës europiane, pasi është i vetmi që mund ta bëjë këtë punë të rëndësishme,”- tha Tritan Shehu.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back