Aktualitet

"Rithemelimi" publikon anëtarët e Këshillit Kombëtar! Kthehet Rudina Hajdari e Myslim Murrizi

Shkruar nga Liberale
"Rithemelimi" publikon anëtarët e Këshillit

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, mesditën e 1 majit ka prezantuar 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Komisionit, Albana Vokshi, pasi bëri të ditur se votat janë numëruar live në prani të medias, ka lexuar 150 emrat sipas rendit alfabetik.

50% e anëtarësisë të ardhur nga organizata partnere nga Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas”, njoftoi Vokshi.

Sakaq ajo bëri të ditur se të gjithë delegatët në Kuvend ishin të zgjedhur nga vetë degët.

Ka qenë një proces jo i lehtë pasi fletët ishin me 425 emra dhe shumë fletë kishin të përzgjedhur edhe 140 apo 150 emra. Sipas statutit të PD-së 30% e Këshillit Kombëtarë duhet që të përbëhet nga zonjat dhe 15% deri në 35 vjeç”, tha Vokshi.

Sakaq ajo bëri të ditur se të gjithë delegatët në Kuvend ishin të zgjedhur nga vetë degët .

“Ka qenë një proces jo i lehtë pasi fletët ishin me 425 emra dhe shumë fletë kishin të përzgjedhur edhe 140 apo 150 emra. Sipas statutit të PD-së 30% e Këshillit Kombëtarë duhet që të përbëhet nga zonjat dhe 15% deri në 35 vjeç”, tha Vokshi.

Nga emrat që Vokshi lexoi u vu re rikthimi i Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Aldo Bumçit etj.

Emrat e dalë nga votimi janë: Aleksandër Biberaj, Andi Mustafaj, Aldo Bumçi, Apollon Baçe, Arben Beqiri, Arben Ibro, Arben Imami, Arben Ristani, Ardian Muka, Ardian Turku, Ariana Dedej, Armend Muasj, Arnold Karriqi, Aulon Kalaja, Aurel Bylykbashi, Avenir Peka, Besnik Aliaj, Bledi Kasmi, Bujar Kapexhiu, Çlimim Gjata, Dasho Aliko, Dorian Teliti, Dritan Bugia, Edith Harxhi, Elton Bano, Elvizi Malasi, Endira Bushati, Eno Bozdo, Ervin Minaroli, Etion Kapedani, Fatbardh Kadiu, Fjoralba Disdari, Floriana Garo, Fiqiri Ismaili, Gazmend Dibra, Gazmir Spahia, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Stazimiri, Glauk Olldashi, Grigerls MucollaRi, Ilir Alimehemeti, Ivi Kaso, Jamarbër Malltezi, Kletis Kruja, Klevis Balliu, Klodijana Capja, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Lorin Hoxha, Mal Berisha, Malbor Duka, Mariglen Doci, Mimoza Hajdarmataj, Myslym Murrizi, Nadire Mecorapaj, Osman Mula, Osman Stafa, Prel Gjoni, Rajmonda Bulku, Roberet Budina, Rubens Shima, Rudina Hajdari, Sherefedin Shehu, Suzana Guxholli, Voltana Ademi, Ylli Asllani.

Kujtojmë që një ditë më parë u zhvillua Kuvendi Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore.

Sa i përket Këshillit Kombëtar, sipas ndryshimeve statutore, do të përbëhet nga 150 anëtarë dhe kryetari i PD-së – të zgjedhur me votim të fshehtë.

Pa iu nënshtruar votimit janë anëtarë të Këshillit ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Ndërsa automatikisht zgjidhen kandidatë anëtarët në detyrë të kryesisë së Partisë, kryetarët e degëve të PDSH-së, deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së, kryetarët e Bashkive dhe kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH