Aktualitet

Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për ligjin e ASH

               Publikuar në : 12:40 - 11/09/19 V Liberale

Komisioni i Medias ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin për Akademinë e Shkencave.

Pasi u hodh në votim, dekreti i Metës për ligjin mbi Akademinë e Shkencave është rrëzuar me 12 vota kundër dhe vetëm 1 votë pro dekretit.

Kujtojmë që Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim ligjin për Akademinë e Shkencave pasi sipas Presidencës ligji bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, si dhe cënon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë. /Gazeta Liberale

(Visited 42 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *