Aktualitet

Komisioni i Ligjeve mblidhet të mërkurën për shkarkimin e Metës

Shkruar nga Liberale
Komisioni i Ligjeve mblidhet të mërkurën për shkarkimin e

Menjëherë pas përfshirjes në axhendën parlamentare, Kuvendi ka vendosur të mos humbasë kohë dhe të nisë menjëherë shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ditën e mërkurë është njoftuar mbledhja e Komisionit të Ligjeve, i cili do bëjë vlerësimin ligjor të kërkesës dhe për të vendosur më pas vijimin e procedurës parlamentare për shkarkimin e Presidentit.

Ndërkohë në seancën e parë plenare të mbajtur pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me shumicë votash dekretet e presidentit për kthimin për rishqyrtim të dy ligjeve, si dhe miratoi gjashtë akte normative, tre prej të cilëve kanë të bëjnë me marrëveshjet për blerjen e vaksinave anti-Covid.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH